75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / KV

Ishte dënuar me 10 muaj burgim dhe 27 mijë euro gjobë, arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë

Njësitet e stacionit policor- veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim, si i dënuar për një vepër penale.

Arrestimi është realizuar mbrëmë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën ta arrestonin personin A.Q., 26 vjeç, i cili ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe me 27 mijë euro gjobë.

Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim./IndeksOnline/