21:31 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ishte dënuar nga gjykata në Prizren, arrestohet në Tiranë dhe ekstradohet…

Një shtetas nga Tirana kishte marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga ana e Gjykatës në Prizren. Ai ishte dënuar për dy vepra penale dhe ndaj u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Shtetit në një njoftim për media, duke treguar për cilat vepra dyshohet shqiptari i ekstraduar, transmeton Indeksonline.

“Në P K K Morinë, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Kosovë dhe iu dorëzua autoriteteve të Policisë së Kosovës, shtetasi E. Sh., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, ka lëshuar urdhër “Arrest me burg”,  për veprën penale “Trafikim të personave e kryer në bashkëpunim”. Neni 139/1 e 23 të  Kodit Penal të Kosovës”, saktësohet në njoftim.

 

Temat: