09:33 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

“Ishte ditë e zezë”, Ferdonije Qerkezi kujton kohën kur serbët ia morën burrin dhe katër djemtë

Në përvjetorin e 22-të nga marrja e burrit dhe katër djemve të saj, është rrëfyer Ferdonije Qerkezi.

Nga shtëpia muze e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë, ajo rrëfeu sërish përjetimet dhe vuajtjet e 22 vjetëve më parë.

“Pikërisht në këtë shtëpi hyn policia serbe në orën 11, na kanë kontrollu kush jemi, ajo ditë, si sot, si para 22 vjetëve, është e njëjta ditë për mu, ohhh…u kanë një ditë e zezë për mu”, u shpreh Qerkezi për T7.

Historia e zonjës së hekurt Ferdonije Qerkezi, premtohet riparimi i  shtëpisë pasi vërshimet ia dëmtuan - Presheva Observer

“Kështu, edhe sot, pas kaq vjetësh e ka të vështirë t’i mbajë lotët kur përmend fëmijët dhe burrin e saj. “Ditë e zezë, ditë e ranë, ditë e tmerrshme”, shtoi zonja Ferdonije.

Ajo bëri thirrje që të gjithë të vazhdojnë t’i përkujtojnë personat të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e vendit të tyre.