Ishte gjyshe, por 50 vjeçarja shokohet kur kupton se po pret katërnjak
Si shumë moshatare të saj, 50 vjeçarja Tracey Britten filloi që të kishte probleme të moshës, si probleme me zemrën, tensionin, dhimbje shpine dhe probleme me dobësimin e shikimit.
Por, përderisa fëmijët e saj tashmë të rritur u larguan nga shtëpia për të jetuar vetëm dhe tashmë kishin edhe fëmijët e tyre, Tracey u bë nëna më e vjetër në Britaninë e madhe, pasi që mbeti shtatzënë.
Tash 27 javë shtatzënë, ajo ka goxha shumë dhimbje sidomos të shpinës, por më interesantja është se Tracey nuk po pret një fëmijë por katër.
“Ne dëshironim një fëmijë tjetër, por ishte e pamundur që të ndodhte. Kur mbeta shtatzënë ishte një mrekulli por kur më tha doktori që jam shtatzënë me jo një as binjak por me katër fëmijë, fillova duke qarë” ka rrëfyer Tracey.
Ndryshe, e ëma 50 vjeçare u shndërruar në nënën më të vjetër në Britani./Indeksonline/