75 Mall Live Search
16:47 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / L A

Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli

Ikona e Liverpoolit, Divock Origi ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Pas një karriere të gjatë, ai vendosi të vë këpucët në gozhdë herët në moshën 31-vjeçare.

Belgu, e nisi karrierën te Genk dhe më pas shkoi te Lille në Francë, ku pasoi me një transferim te gjiganti anglez, Liverpool ku kaloi pjesën më të bukur të karrierës së tij.

Ai u shndërrua në një ikonë te “Reds”, ku ishte lojtari kyç në përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe më pas shënoi golin që i dha atyre trofeun e 6-të evropian.

Më pas, ai vazhdoi karrierën te Milani si dhe u huazua po ashtu te Nottingham Foresti./IndeksOnline/