19:32 / E Premte, 26 Janar 2018

Ishte kryeministër i Britanisë por tani është i pa punë! (Foto)

Ish-kryeministri i Britanisë David Cameron i cili shërbeu deri pak para daljes së këtij vendi nga BE-ja, tani është parë të shëtitë lirshëm në Disneyland Paris, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

Ai me këtë ka treguar se nuk është e domosdoshme që nëse një here bëhesh politikanë duhet gjithë jetën të rrish politikan ose të vraposh pas pozitave.

Cameron që prej pas lënies së pozitës së kryeministrit nuk është marrë me ndonjë punë tjetër.

Ai shumë shpesh është fotografuar ku shihet të bëjë një jetë modeste.

Ish-kryeministri i Britanisë është tërhequr plotësisht nga skena politike, sipas Mirror ai ka blerë një kasolle në një zonë periferike të Londrës, ku vetëm në oborrin e tij ka investuar mbi 25 000 sterlina.

Ai madje thuhet se ka nisur edhe pirjen e duhanit. /Indeksonline/

 

Temat: