15:26 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ishte Manchester, Mourinho e ka bërë ManchesTERR, 3-1 sot!

Manchester United e ka thelluar krizën në Premier Ligën Angleze. West Ham United e ka mposhtur me rezultat 3:1.

Golin e parë e shënoj Felipe Anderson në minutën e pestë. Kurse epërsinë e londinezëve e ngriti Andriy Yarmolenko në minutën e 43të, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71të Rashford e shënoj golin e nderit për United. Fitoren e West Ham e vulosi Arnautovic në minutën e 74të.

Pas kësaj humbje shkarkimi i Jose Mourinhos nga stoli i Manchester United është shumë i mundur./Indeksonline/