75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / G T

“Ishte më vështirë se ndaj Çekisë”, trajneri i Gjerorgjisë: Kemi mësuar shumë nga Euro-ja 2024

Kombëtarja e Gjeorgjisë mori tri pikë të rëndësishme në “Air Albania” pasi mposhti Shqipërinë me rezultatin minimal 1:0.

Trajneri, Willy Saniol pas ndeshjes tregoi se ishte mjaft vështirë ndaj fanellës “kuqezi”, shkruan Indeksonline

“Këta futbollistë mësuan shumë në Kampionatin Europain. Ndeshja e sotme ishte shumë më e vështirë, krahasuar me atë ndaj Cekisë. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, por janë pikërisht këto ndeshje që na mësojnë se si duhet t’i rregullojmë gjërat”.

“Në fundin e pjesës së parë, ne patëm një bisedë të mirë me lojtarët dhe filluam të luanim më agresiv në 15 minutat e fundit të ndeshjes”, u shpreh trajneri i njohur Saniol.

Kujtojmë se Gjeorgjia tani ka gjashtë pikë, tri më shumë se Shqipëria në UEFA Nations League./Indeksonline/