75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Ishte në emision të Ligës së Kampionëve, Carragheri e shikonte Liverpoolin dhe i festonte golat

Analisti i përhershëm i CBS Sports Golazo, Jamie Carragher është bërë viral në rrjetet sociale gjatë ndeshjeve të UEFA Champions League.

Në fakt, 46-vjeçari nuk ishte duke i shikuar fare dy ndeshjet e mbrëmshme që nisën nga ora 21:00, ajo mes Napolit dhe Barcelonës dhe Porto kundër Arsenalit, shkruan Indeksonline

Ish-mbrojtësi anglez ishte duke e shikuar Liverpoolin, e cila po luante ndaj Luton Townit, takimin e vlefshëm për javën e 26-të në Premier League.

Carragher festonte si i “çmendur” në çdo gol të shënuar nga “The Reds”, të cilët fituan 4:1 në stadiumin “Anfield” dhe vazhduan rrugën drejt titullit kampion në Premier League./Indeksonline/