75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 10 Prill 2026 / H F

Ishte në kërkim për një vrasje të kryer në vitin 2022, INTERPOL-i arreston një shqiptar, në Kolumbi

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Pereira të Kolumbisë pasi ishte në kërkim për një vrasje që nga viti 2022.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Florind Rama, i cili ishte në kërkim nga INTERPOL-i, u arrestua për një vrasje që ndodhi në Marbella të Spanjës.

Sakaq, autoritetet kolumbiane po hetojnë lidhjet e shqiptarit me trafikantët kolumbianë të drogës në rajonin ku ai u arrestua./TCh/