12:19 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Ishte nisur për Gjermani, vdes 57 vjeçarja në Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për “Indeksonline” se sot në orët e para të mëngjesit 57 vjeçarja me inicialet T.B ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por pasi ka mbërritur në Prishtinë e njëjta ishte alivanosur.

Zëdhënësi i PK-së në drejtorinë rajonale në kryeqytet, Bajram Krasniqi ka treguar se ekipi mjekësorë pasi ka bërë  konstatimin ka vërtetuar se viktima ka ndërruar jetë.

“Mund të konfirmojë se në ora 7 :00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” është alivanosur T.B (1961), më pas është njoftuar Emergjenca ku është konstatu vdekja e saj”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, Njësiti i Policisë dhe ekipi mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me këtë rast./Indeksonline/