14:25 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / G T

Ishte pjesë e penalltisë qesharake, sulmuesi kroat del nga spitali

Skuadra e Osasunas pësoi humbje minimale 1:0 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Në fundin e ndeshjes, klubi vendas e pati një mundësi ta barazonte rezultatin, por sulmuesi kroat, Ante Budimir huqi penalltinë, shkruan Indeksonline

Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi kroat u shtri në spital për shkak se kishte lënduar brinjët, kurse në rrjetet sociale huqja e tij u bë virale.

Sot, Budimir u largua nga spitali dhe vazhdon rikuperimin e tij në kampin e klubit spanjoll.

Budrimi i cili është 32-vjeçar gjatë këtij sezoni në La Liga ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 2 asistime në 31 ndeshje./Indeksonline/