13:19 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

“Ishte sikur Titaniku”, përshkrimi i pasagjerëve pas goditjes së anijes nga stuhia

Ditë më parë një linjë lundrimi është goditur nga një stuhi masive. E britanikët të cilët ishin pjesë e bordit treguan për terrorin që përjetuan, transmeton Indeksonline.

Pasi arrit në Norvegji në mënyrë të sigurë, shumë persona shtruan pyetje se si “Viking Sky” kishte lundruar në kushte të tilla.

Në mesin e 1 mijë e 373 pasagjerëve dhe ekuipazhit në bord ishin më shumë se 200 turistë britanikë. Të paktën 20 turistë u lënduan.

Pasagjerët përshkruan kushtet si të krahasueshme me “të qenit në Titanik” dhe kishin frikë se do të mbyteshin kur anija fluturonte rreth Detit Norvegjez./Indeksonline/