19:13 / E Premte, 05 Prill 2024 / MSH

Ishulli i Sazanit, në mesin e ‘100 plazheve të arta’

Ishulli i Sazanit është vendosur në vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas publikimit të projektit të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për ngritjen e një resorti luksoz turistik.

Por jo vetëm për këtë, ishulli më i madh shqiptar është listuar mes plazheve më të mira në botë në atë që konsiderohet si renditja e “100 plazheve të arta” për vitin 2024.

Kjo renditje kategorizon jo vetëm bukuritë natyrore të destinacioneve turistike, por edhe stilin e jetesës, cilësinë e ujit, komunitetin që e rrethon, diversitetin natyror si dhe rëndësinë kulturore dhe historike./tvklan