17:38 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Isidën s’do e shihni topless, Almeda i vë ultimatum: Do të të mbyll Instagramin!

Isida Mollaymeri dhe Almeda Abazi janë mikesha të ngushta dhe sigurisht që i marrin mendim njëra-tjetrës kur vjen puna tek çështje të rëndësishme.

Prandaj gjatë rubrikës “Dielli dhe hëna” në “E diell”, Isidës i është kërkuar të telefonojë Almedën dhe t’i marrë mendim a duhet të pozojë topless kundrejt një shume të madhe parash. Almeda duket se ishte komplet kundër kësaj e madje i tha Isidës me humor që do ja mbyllë Instagramin.

Biseda mes tyre:

Isida: Doja të të merrja një mendim. Kam marrë një kontratë për tu bërë imazh i një kompanie por duhet të bëj foto topless.

Almeda: Si topless?

Isida: Pa reçipeta, vetëm me mbathje dhe zhartiere.

Almeda: Kështu lakuriq fare?

Isida: Nga mesi e sipër lakuriq.

Almeda: E çfarë mendon ti zonjë e dashur?

Isida: Unë thjesht po e mendoja sepse ishin shumë lekë dhe thashë nëse më thotë Almeda se ajo më bën llafe gjithmonë…

Almeda: Po çfarë lekësh moj zemër? Seriozisht e ke? Unë ku ta kap ta mbyll Instagramin ty, jo më me këto topless. Nuk ke nevojë të më marrësh fare mendim për këtë gjë. Ti e di.