13:08 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

ISIS vret 9 persona në Afganistan

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në kryeqytetin afgan, në një tubim të mbështetësve të një kreu politik me ndikim, ku për pasojë nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme.

Disa nga të pranishmit janë parë duke ikur nga pjesa e prapme e ndërtesës në Kabul.

Nuk  është e qartë nëse politikanët, Atta Mohammad Noor, guvernator i krahinës veriore të Balkh dhe një udhëheqës i partisë kryesisht etnike Taxhik Jamiat-i-Islami, ishin  prezent në kohën e sulmit, transmeton KosovaPres.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS,  përmes gjëncisë së tyre të lajmeve, Amaq, derisa talebanët kanë mohuar përfshirjen.