19:08 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. A

Islami rikthehet pas 6 muajsh në fushë

Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Islami është bashkuar në stërvitje me lojtarët tjerë pas mungesës së gjatë.

Podujevasi kishte këputur ligamentet e gjurit në qershor dhe për 6 muaj nuk pati mundësi të zhvillonte asnjë seancë stërvitore.

Feronikeli ka njoftuar se Islami do t’i nënshtrohet një programi special për tu bërë gati 100% për lojë.

Megjithatë gjasat janë të vogla që ai të paraqitet në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.  

/Indeksonline/