11:51 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ismaili dhuron gjak: 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka dhuruar sot gjak bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ismaili ka shkruar se policët jo vetëm që ofrojnë siguri, por edhe shpëtojnë jetë, transmeton Indeksonline.

“Policët tanë jo vetëm që na bëjnë të ndihemi më të sigurt, por ata edhe shpëtojnë jetë. Së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sot dhuruam gjak në Javën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Falënderime qytetarëve tanë që i janë përgjigjur masivisht kësaj jave. 10 minuta nga koha e juaj shpëtojnë tri jetë. #DhuroGjak”, ka shkruar Ismaili. /Indeksonline/

Numra-Kontakti

Temat: