11:36 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ismaili: Shërbime 24 orëshe për të zvogëluar listat e pritjes

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se është duke punuar intensivisht që të mos ketë lista të gjata të pritjes nëpër klinika.

“Sa i përket listës së pritjes së gjatë Milaim Zeka e mori shembull një klinikë por pritjet janë të gjata në disa klinika jemi duke punuar intensivisht të mos mbesin të tilla. Sa i përket rastit konkret është bërë publik që infrakti akut dhe stentimi të ndodhë 24 orë, kjo kontribuon që listat të mos shtohen por qytetarët të shërbehen menjëherë”, ka thënë Ismaili.

Këtë Ismaili e ka konsideruar akt shumë të madh duke shtuar se për herë të parë po bëhet një shërbim i tillë.

“Angiografi është paraqit qe dy vite dhe nuk ka ardhur në Kosovë, kemi inicuar procedura që të vijë dhe të përfundojnë listat e pritjes”.