23:54 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ismaili: Veseli s’bën asnjë lloj kompromisi kur vjen puna tek korrupsioni

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran IsmailI ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të subjektit të tij. Ai më herët kishte cekur se PDK do dalë e para dhe si e tillë do formojë qeverinë.

“E kemi të qartë me kë do të bëjmë koalicion”, ka thënë Ismaili në DPD.

“Me atë parti që do të bëjmë koalicion duhet ta kenë të qartë se duhet të largojë personat me afera korruptive. Qofshin ato afera korruptive në nivel lokal apo në komuna ku kanë hise etj… në qoftë se shohim që ka lider politik që janë të hapur për kompromis që të largojnë personat me aktakuza atëherë do bëjmë koalicion me ta”.

Tutje Ismaili ka thënë se kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, nuk bën asnjë lloj kompromisi kur vjen puna tek korrupsioni.