75 Mall Live Search
21:07 / E Mërkurë, 20 Gusht 2025 / MSH

Ismajli prezanton Fatos Ramadanin për Gjilanin, pjesë e gjeneratas së re të LDK-së

Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar Fatos Ramadanin, si pjesë të programit për zhvillimin e qytetit.

Duke e ndarë një video ku prezantohet Fatosi, Ismajli thotë se ai është shembulli më i mirë i gjeneratës së re që beson në ndryshim dhë punë të ndershme.

“Të nderuar qytetarë,

Fatos Ramadani është shembulli më i mirë i gjeneratës së re që beson në ndryshim dhe në punë të ndershme. I rritur me vlera të shëndosha familjare, njerëzore e shoqërore, ai vjen për të dhënë kontributin e tij në shërbim të qytetit. Me ide të qarta dhe vizion progresiv, Fatosi, synon të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes për një Gjilan më të mirë e më progresiv” u shpreh Ismajli.