09:20 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

‘Ismet Baba’: Le t’më thirrë Southgate n’telefon, nëse do me eliminu Francën

Ismet Munishi është një nga trajnerët më të njohur të Kosovës. Në fakt, ai është larg figura më e popullarizuar në opinon i futbollit vendor kosovar.

Ai vazhdimisht bënë deklarata të cilat e vendosin në qendër të vëmendjes, duke mos i shpëtuar shpesh edhe kritikës.

Një deklaratë të çuditshme, z. Munishi e bëri edhe dje, gjersa po komentonte ndeshjen mes Francës dhe Polonisë, të cilën e fitoi ekipi i gjelave.

Teksa komentonte ndeshjen e radhës të Francës, e cila zhvillohet kundër Anglisë, Munishi foli për Gareth Southgate-n, kryetrajner i Anglisë.

“Çfarë lojëtarë janë këta, e kqyrim me Anglinë. Edhe Anglia, ai Southgate, që don me eliminu Francën, mue veç le t’um thirrë. Ai vec një problem e ka, veç qysh me ndal Mbappen. Dembele e humbë topin vetë, del me top në korner, ky tjetri (duke aluduar në Olivier Giroud v.j.) e pret naj top në hava, me ja ndërpre oksigjenin më herë s’ka çka bon” – deklaroi z. Munishi në RTV Dukagjini.