11:45 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ismet “Babës” i vetofrohet futbollisti nga Egjipti: Unë dua të luaj në ekipin tënd

Trajnerit të Ballkanit, Ismet Muishit i’u është vetofruar një futbollist nga Egjipti me emrin, Mohamed Khaled, i cili ka dëshirë t’i bashkohet klubit suharekas.

Në një fotografi të postuar nga Ismet Munishi në profilin e tij në “Facebook”, tekniku ka pranuar një koment interesant në gjuhën shqipe nga një futbollist i huaj, shkruan IndeksOnline

Khaled i shkruan Munishit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Ballkanit, komenti i tij lë përshtypje pasi është shkruar në gjuhën shqipe, ndoshta me ndihmën e fjalorit.

“Përshëndetje Zotëri. Unë jam një futbollist egjiptian dhe dua të komunikoj me ju. ju lutem. Ismet Munishi”, ka shkruar Khaled.

Ndërkaq, Ismet Munish ka reaguar vetëm me një like mbi komenti e futbollistit egjiptian.