21:13 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / A. S

Ismet Beqiri për incidentin në Vranjefc: Arusha nuk tutet me shoshë

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale,partitë politike tashmë kanë filluar mobilizimin me strukturat e tyre e duke takuar qytetarë.

Njësoj ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, në njërën nga lagjet më të mëdha të Prishtinës, atë Kodra e Trimave, a po i njohur ndryshe edhe si Vranjefcë, ku LDK ka mbajtur një takim me qytetarë.

Mirëpo aty ku u prezantua kandidati i saj Përparim Rama, jo gjithçka shkoj mirë, teksa ky i fundit u sulmua me vezë.

E për këtë ka reaguar Ismet Beqiri i cili ka porositur disa individ siç ka thënë ai të frustruar të Vetëvendosjes që të mos klithin por të punojnë.

“Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre.

Mos të klithin por të punojnë, si duket po harrojnë që janë në pushtet.

Ecim tutje…Arusha nuk tutet me shoshë✌️”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Postimi i plotë i tij: