21:47 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Ismet Munishi e “regj atmosferën” në KF Ballkani, i këndon dashurisë

Pak dite para fillimit të kampionatit të ri, Ismet Munishi ka kënduar para futbollistëve të tij.

Ai ka dhuruar spektakël duke e ngritur në kulm atmosferën në skuadër, diçka që është me rëndësi të madhe për skuadrat e futbollit.

Munishi njihet si një trajner që kudo qe punon arrin të krijojë atmosferë fantastike në mesin e futbollistëve dhe për motivim të lojtarëve, shkruan .

Ai ka kënduar këngën “Mos u largo” që është një këngë dashurie që një mashkull ia këndon të dashurës së tij, duke ju lutur që mos të largohet.

Bashkë me trajnerin kanë kënduar edhe futbollistët e Ballkanit.

Të dielën skuadra therandase do të udhëton në Klinë ku do të përballet me Dukagjinin, i cili është promovuar sivjet në IPKO Superligën e Kosovës.