16:12 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Ismet Munishi mbetet pa fjalë pas “turpërimit” në Mitrovicë

Ballkani ka pësuar debakël në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi është mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat 4-3 edhe pse në pjesën e parë ishte duke fituar 3-0.

Këtu mund t’i shikoni golat e ndeshjes Trepça ’89 – Ballkani

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Suhareka nuk ka dhënë intervistë për media.

Ismet Munishi nuk ka pranuar të prononcohet siç zakonisht bëjnë trajnerët pas secilës ndeshje.

Kjo është humbja e parë e Ballkanit këtë sezon. /IndeksOnline/