13:49 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Munishi merr një vendim të papritur për karrierën e tij

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, përmes një postimi ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e asnjë debati apo emisioni sportiv.

Këtë vendim të papritur, Munishi e ka marrë pasi dëshiron që enërgjinë e tij ta derdhë te skuadra e tij, transmeton Indeksonline.

Munishi njihet për deklarata dhe spektaklet që jep në emisionet sportive.

Postimi i plotë:

Deri në afat të pacaktuar nuk do të jem pjesë e asnjë emisioni ose debati sportiv. Besoj që deri këtu kam qenë shumë korrekt me mediat. Dua që gjithë energjinë time ta orientoj te skuadra ime Fc Ballkani. Me shpresën që do të ketë çka të analizohet ne xhirotë e ardhshme dhe analizat të jenë korrekte nga analistët.