14:47 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ismet Munishi përjashtohet nga gjyqtari në ndeshjen Vëllaznimi – Drita

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi është përjashtuar nga banka rezervë nga gjyqtari i ndeshjes Alban Shala.

Shkak për këtë vendim kanë qenë protestat e shumta të Munishit i cili ka shprehur pakënaqësi shpesh në vendimet e gjyqtarit.

Vëllaznimi është duke fituar ndeshjen 1-0 kundër Dritës, në çerekfinale të Digitalb Kupës me golin e Tun Bardhokut. /Indeksonline/