18:07 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ismet Munishi: Toverlani të bëhet Ministër i Mbrojtjes

Ballkani dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që u zhvillua në Suharekë.

Pas ndeshjes, trajneri vendas, Ismet Munishi ka thënë se kundërshtari i tij u mbrojt shumë mirë ku me shaka e ka propozuar Toverlanin si Ministër të Mbrojtjes.

E kemi ditur, Feronikeli është një kampion në fuqi dhe të vetmen mundësi që në Evropë të dalin përmes kupës. Ne patëm fat pasi që mund të ishim ndëshkuar. Ne e patëm posedimin dhe iniciativën“, ka thënë Munishi.

Feronikeli u mbrojt shumë mirë ta shohim a do të mbrohet edhe në Drenas. Kështu Toverlanin duhet ta bëjmë ministër të mbrojtjes në qeverinë e re“, tha ndër të tjerash trajneri i Ballkanit.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Drenas me 17 qershor. /IndeksOnline/