20:35 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Isni Kilaj merr mbështetje nga ish-deputetja e Nismës

Kandidati për kryetar të Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka bërë të ditur se ka marrë përkrahje në zgjedhjet e 17 tetorit edhe nga ana e ish-deputetes së Nisma-s, Shukrije Bytyqi, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin e tyre.

“Ish-deputetja e Nismës, profesoresha Shukrije Bytyçi, në përkrahje të qeverisjes sime.

Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës.

Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores.

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK”, tha ai./IndeksOnline/