23:19 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / B O

Istog, arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte

Një shtetas serb i dyshuar për krime lufte është arrestuar në Istog.

Serbi me inicialet G.M është arrestuar pasditen e sotme.

Vlen të theksohet se gjatë muajit tetor është arrestuar në këtë komunë një burrë me inicialet E.B i dyshuar për krime lufte, ndërsa poashtu një muaj më vonë është ngritur aktakuzë kundër shtetasit serb me iniciale Ç.J për krime luftë kundër popullsisë civile. /IndeksOnline/