20:27 / E Premte, 30 Shtator 2022 / Gj. Sh

Istogu e zbulon një supertalent,16 vjeçari Mulaj që po zë vend në skuadrën e parë

Istogu ka qenë vatër e shumë talentëve në të kaluarën.

Por nga tani e tutje mund të llogaris në shërbimet e një djaloshi që premton shumë.

Erlind Mulaj është emri i 16 vjeçarit që po shkruan historinë me skuadrën simpatike nga Dukagjini.

Sulmuesi këmbëshpejt dhe me goditje të fuqishme ka zënë vend në skuadrën e parë të trajnerit Fisnik Gashi.

Në tri ndeshje të këtij sezoni, 16 vjeçari ka startuar në skuadrën e parë të Istogut, ndërsa ndaj liderit të ligës, Rahovecit, ka shënuar një gol.

Madje Mulaj është pjesë e U19-shave të Istogut të cilët janë lider në ligë dhe se ai mbanë kreun e rënditjes si golashënuesi më i mirë.

Mulaj ka stërvitur edhe me grupmoshat e Kosovës por që çuditërisht ende s’ka marrë ftesën. /Indeksonline/