15:45 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Istogu me vetëm 5 raste aktive me COVID-19

Qytetarët e Republikës së Kosovës po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19. Derisa ditëve të fundit numri i rasteve pozitive është rritur dukshëm.

E, momentalisht Istogu ka vetëm 5 raste pozitive. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Mujë Osmanaj, transmeton Indeksonline.

Sipas Osmanit gjithsej në këtë komunë janë 41 raste, 5 raste aktive derisa të tjerët janë shëruar.

I pari i shëndetësisë në Istog, ka bërë apel për mbajtje distance, pastrim të duarve e bartje të maskave, duke iu uruar shërim të shpejtë 5 qytetarëve të infektuar, që kjo komunë të kthehet në 0 raste./Indeksonline