12:54 / E Martë, 11 Korrik 2023 / AR

Istogu nënshkruan me njërin nga mbrojtësit më perspektiv kosovar

FC Istogu e ka zyrtarizuar ardhjen e Blerjon Avdimetajt.

Ish-kapiteni i Kosovës U19 ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Ligës së Parë.

Tek Istogu luan edhe vëllau i tij, portieri i talentuar Eurolind Avdimetaj.

“Mirë se vjen Blerjon Avdimetaj!

FC Istogu ka kënaqësin të njofton opinionin e gjerë futbolldashës së ka arritur marrëveshje me qëndër mbrojtësin 19 vjeçarin Blerjon Avdimetaj.

Zyrtarizimi i Avdimetajt u bë në pranin e Presidentit Faton Bytyçi. Ku do të këtë kontrate me Istogun për një vitë.

Avdimetaj ka qenë pjesë e kombëtarës U19 ku ka qenë edhe kapiten i saj, ndersa se fundmi ka qenë pjese e ekipit nga Peja,Rilindja 1974.

Familja e madhe e FC Istogut i uron mirëseardhje Blerjonit” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/