00:51 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Istrefi: Shkarkimi im u bë nga njerëzit e “Shiritave të kuq”

Inspektorati i Punës e ka cilësuar të jashtëligjshme shkarkimin e Bedri Istrefit, nga pozita e kryeshefit të Telekomit të Kosovës.

Sipas vendimit Bordi obligohet ta kthejë në afat prej tetë ditës në pozitën në të cilën ka punuar Istrefi.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me shkarkimin.

“Të merren vendime politike nga njerëz me shirita të kuq është jashtëzakonisht e rëndë. E kemi rastin në Telekomin e Kosovës, por edhe në nderrmarrjet e tjera publike. Kemi deklatatën e ministrit të Jashtëm se anëtarët kanë pranuar të bëhen anëtarë të bordit për të shkarkuar në mënyrë të paligjshme bordin”.

“Me çfarë të drejte kryeministri i bën listat dhe i mbush me anëtarë që iu binden me urdhëra politike. Mua më kanë kërkuar të shkarkoi krejt menaxhmentin dhe të emëroj anëtarë të shiritave të kuq. Unë nuk kam pranuar dhe jam zotuar para menaxhmentit se nuk do të bëj një veprim të tillë”.

“Kujt i konvenon kjo? Si ka mundësi që për kaq kohë të shkurtër të analizohet puna e menaxhmentit. Çfarë truri kanë ata?”.

Tutje Istrefi theksoi se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ishin futur jashtëligjshëm në dhomën e përgjimeve.

Sipas tij këto janë të dhëna sensitive me anë të cilave mund të shantazhohen njerëzit.

“Asnjëherë deri më tani në dhomën e përgjimeve nuk është futur asnjë ministër i Brendshëm. Sipas informatave që kam ministri i Brendshëm është futur në dhomën e përgjimeve. Sipas informatave ka pasur një takim me drejtoreshën e përkohshme”.

“Kjo sanksionohet me ligj dhe është vepër penale. Në këtë dhomë japet sinjali tek organet e sigurisë: Policia dhe AKI. Këto të dhëna janë sensitive. Unë kurrë deri më sot nuk kam pasur qasje në këtë dhomë”.

“Atë ditë fatkeqësisht nuk kanë punuar kamerat.Përgjimi i njerëzve pa bazë ligjore është e ndëshkueshme.Ka mundësi që të merren të dhëna të caktuara që nëpërmjet një USB sepse është softëer dhe ka mundësi të shantazhohen njerëzit”.