18:58 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Itali: 672 të vdekur dhe mbi 16 mijë raste të reja

Në Itali për 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 672 persona dhe janë infektuar 16,377 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 55,576  ndërsa numërohen në total 1,601,554  të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 757,507  persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën aktualisht janë 3,744 të tjerë.