20:27 / E Enjte, 06 Gusht 2020

Italia do të dërgojë në Kosovë një ekip mjekësor-ushtarak, për të mbështetur përpjekjet kundër virusit

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, sot pati një telefonatë të frytshme me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Aty u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, për dialogun Kosovë-Serbi dhe emergjencën COVID, duke përfshirë ekipin mjekësor-ushtarak në ardhje për të mbështetur përpjekjet e Kosovës kundër virusit.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe ministrja Haradinaj-Stublla ku tha: “Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”.

Gjatë kësaj bisede është folur edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast Ministrja Haradinaj – Stublla kërkoi nga homologu i saj që Italia të vazhdojë të jetë zë përkrahës për të drejtën e Kosovës për lëvizjen pa viza, tani që me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi./Indeksonline/