07:25 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Italia e bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore COVID-19

Italia do të prezantojë një certifikatë të detyrueshme shëndetësore, duke filluar nga 6 gushti, për të hyrë në vende të mbyllura të tilla, si bare dhe restorante, njoftoi sot në mbrëmje qeveria.

“Certifikata shëndetësore është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar”, shpjegoi kryeministri Mario Draghi.

Përveç bareve dhe restoranteve, kjo certifikatë do të kërkohet për të hyrë në pishina, salla sportive, muze, kinema dhe teatro, si edhe salla lojërash, por edhe për ngjarje sportive, koncerte, shfaqje, panaire dhe konferenca, shkruan ata.gov.al.

Diskotekat do të mbeten të mbyllura deri në një njoftim tjetër.