09:34 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Italia “godet” Korenë e Veriut

Ambasadori i Koresë së Veriut në Itali do të përjashtohet nga vendi si shenjë proteste për testet e fundit të raketave bërthamore dhe balistike të Pyongyangit, tha të dielën Ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano.

Megjithatë, Alfano u tha gjithashtu të përditshmes italiane “La Repubblica” se Italia nuk do të shkurtojë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut, sepse ai tha se është e nevojshme të mbante një kanal komunikimi, transmeton AktivPress.

Ministri shtoi se veprimi i tyre është i ngjashëm me Spanjën, të cilët kanë vendosur ambasadorin e Koresë së Veriut
në Madrid në listën e “persona non grata”. Ndërsa Portugalia ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Phenianin.

Koreja e Veriut po përparon shpejtë drejt synimit të saj për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur kontinentin e SHBA-së. Vendi i izoluar kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor më 3 shtator dhe ka kërcënuar të provojë një bombë hidrogjeni mbi Paqësorin./AktivPress