10:45 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Italia, Kanada dhe Suedia, kandidatë për organizim të Olimpiadës Dimërore

Qytetet në Itali, Kanadë dhe Suedi janë në pritje për ta organizuar Olimpiadën Dimërore të vitit 2026.

Ofertat e Milanos dhe resortit italian të Cortina d’Ampezzos, së bashku me ofertat nga Calgary dhe Stokholmi, do të shqyrtohen nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Qytetet do të vizitohen nga IOC në mars dhe prill para se fituesi të shpallet më 23 qershor, transmeton IndeksOnline.

Presidenti i IOC, Thomas Bach thotë se ai është shumë i kënaqur me kandidatët.

Olimpiada Dimërore e ardhshme, në vitin 2022, do të mbahet në Pekin, Kinë./IndeksOnline/