22:44 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Italia në ankth, futbollisti gati të vdiste në fushë, ndërpritet sfida

Italia pushtohet nga frika dhe ankthi. Gjatë ndeshjes së Serisë B në mbrëmjen e sotme, mes Leçes dhe Askolit, është mesfushori, Manuel Skavone, i cili pas një përplasje me kundërshtarin Bereta, bie në tokë, vetëm pas disa sekondave që ndeshja kishte nisur.

Goditja ishte aq e fortë, sa që humb menjëherë ndjenjat.
Lojtarët e tjerë e vunë menjëherë re se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, dhe menjëherë hapen portat për autoambulancën, që e transporton lojtarën menjëherë për në spital.

Pas largimit të ambulancës drejt spitalit, të dyja skuadrat kërkojnë ndërprerjen e ndeshjes, gjë të cilën e mori parasysh edhe arbitri.

Tani ai gjendet në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje. Mbetet të shihet gjendja e tij në orët në vijim.