11:50 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020

Italia pritet ta aplikojë karantinën për kosovarët, shkak një familje nga Kosova që doli pozitive

Një burrë 57- vjeçar nga ka rezultuar të jetë pozitiv në Itali, pas kthimit nga Kosova.

Kosovari me banim në Treviso ka dalë pozitiv me Covid-19 menjëherë pasi është kthyer në Itali, bashkë me gruan dhe djalin.

Pasi ka marrë rezultatet e testit, kosovari është shtrirë në spitalin e urgjencës “Ca Foncello” në Treviso, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, në Itali kanë rezultuar pozitivë edhe disa serbë pasi janë rikthyer nga vendlindjet e tyre.

Pas këtyre rasteve, presidenti i këtij rajoni, Massimiliano Fedriga, ka kërkuar nga Qeveria që të shtrëngojë masat e karantinimit për qytetarët që vijnë nga shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Vendimi pritet të miratohet nga Qeveria dhe se kosovarëve pritet t’u detyrohet karantina për 15 ditë pas rikthimit në Itali./Indeksonline/

Mos i humb