08:38 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Italia, u godit nga një tërmet gjatë natës

Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Një sërë tërmetesh janë regjistruar në Scarperia dhe San Piero në provincën e Firences në Mugello.

Këtë e raporton Instituti Gjeofizik Kombëtar. Thellësia e tij ishte 9 kilometra.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 26 km në veri të Firences dhe 234 km në juglindje të Milanos. Aktualisht nuk raportohen për dëme në njerëz.