07:13 / E Martë, 27 Tetor 2020

Italianët hedhin kokteje me molotov në rrugë për shkak të masave antiCOVID

Në disa qytete italiane sot shpërthyen protestat kundër masave të reja të qeverisë kundër koronavirusit, raporton gazeta La Repubblica.

Disa nga masat e reja qeveritare përfshijnë mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 18:00 të mbrëmjes dhe mbylljen e plotë të palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove.

Situata u përshkallëzua në disa qytete, dhe grupet ekstremiste ndikuan ndjeshëm në tensionet gjatë protestave.

Protestuesit hodhën fishekzjarrë dhe shishe në drejtim të policisë dhe në Milano ata hodhën kokteje me molotov dhe bllokuan trafikun.

Situata ishte e tensionuar në Torino, ku protestuesit hodhën bomba tymi dhe një fotograf u plagos.

Në fillim të këtij muaji, dy protesta të ndryshme nga kundërshtarët e mbajtjes së maskave u zhvilluan në Romë, dhe njëra u organizua nga Forza Nuova, e cila mblodhi qindra njerëz pasi ata besojnë se “maskat janë një simbol i nënshtrimit”.