Italianët në hall: Ta shikojn Napoli-Juve, apo serinë e re të Gomorrah
Zgjedhje e vështirë dhe e komplikuar: futboll apo seri televizive? Gomorrah apo Napoli-Juventus?
Ndeshja e madhe e xhiros së 15-të të kampionatit do të mbahet të premten me 1 dhjetor në orën 20:45 , në të njejtën ditë dhe të njejtën kohë kur do të transmetohet seria e re e Gomorrah në Sky Atlantic.
Tifozët e futbollit dhe kësaj serie televizve që ka famë të madhe atje, kanë bërë kërkesë në Sky që të shtyhet episodi i ri i Gomorrah.
“Shtyjeni për një datë tjetër ju lutëm” , kanë qenë fjalët e shumë fansave.
Por përgjigja nga platforma televizive ka qenë negative, duke thënë që është e pamundur të shtyhet për një ditë tjetër. /IndeksOnline/