15:21 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / B O

Italinë e pret “ferri” sot në “Puskas Arena”

59,500 shikues do të priten sonte në “Puskas Arena” të Budapestit për ndeshjen Hungari-Itali, e vlefshme për ditën e gjashtë të Nations League.

Sipas asaj që mësohet nga “Sportmediaset”, do të jenë vetëm 575 tifozë italianë në stadium, ndërsa pjesa tjetër do të mbushet nga hungarezët.

Federata Hungareze do të shpërblejë gjithashtu Adam Szalai i cili do të luajë ndeshjen e fundit me kombëtaren.

Në garë është kualifikimi për në finalet e Nations League.