11:21 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

I digjet stalla në vlerë prej 15 mijë eurosh

Një personi nga fshati Llaushë e Ulët në Podujevë i është djegur stalla e kafshëve në të cilën kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim bagëtish.

E gjithë dëmi shkon në në vlerë rreth pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë (15.850) euro, njofton policia, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë së vëllait të viktimës.

“Raportohet se për shkaqe ende të panjohura një zjarr kishte përfshirë stallën pronë e viktimës mashkull k/shqiptar, në të cilën kishte mjete bujqësore, drithëra dhe ushqim bagëtish, ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë rreth pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë (15.850) euro. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të shtëpisë pronë e viktimës mashkull k/shqiptar, vëlla i viktimës së parë”.

 Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar./Indeksonline/