18:30 / E Diele, 26 Maj 2024 / AR

Iu gjetën lëndë narkotike në valixhe, fansat zhgënjehen nga reperja e famshme

Fansat e Nicki Minaj janë të zhgënjyer nga reperja pasi shfaqja e saj në Mançester u anulua mbrëmjen e së shtunës për shkak se u arrestua në Schiphol.

BBC foli me disa prej 20 mijë vizitorëve që kishin pritur kot në qytetin anglez, transmeton Indeksonline.

Minaj ka mbetur e bllokuar për disa orë në aeroport të shtunën për shkak se në bagazhet e saj janë gjetur lëndë narkotike.

Ajo kishte me vete nga 30 deri në 100 gram, njofton Prokuroria Publike. Pasi pagoi një gjobë (350 euro) ajo u lirua, por nuk mundi të shkonte në shfaqjen e saj në Mançester./Indeksonline/