13:31 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ju kujtohet Taarabti, ai tashmë po shkëlqen me rolin e tij të ri

Karriera interesante e Adel Taarabtit, një lojtar që dikur cilësohej nga ish-trajneri i QPR, Harry Redknapp, si Zidani i kohës së re, ka marrë një tjetër kthesë të mrekullueshme javët e fundit.

Dikur njihej për truket dhe goditjet e tij, marokieni ka përshtatur lojën e tij dhe është rikthyer në mesfushor mbrojtës, shkruan Indeksonline.

Duke kontribuar masivisht në fazën mbrojtëse dhe sulmuese për skuadrën portugeze Benfica, Taarabti më parë zhgënjyes tani po prodhon shfaqje dominuese, ku me performancën e tij të fundit u shpall Man of the Match kundër Belenenses, duke u bërë një dëshmi për rolin e tij të ri.

Është e vështirë të besosh. Por, Taarabti është me të vërtetë një mesfushor i mrekullueshëm për t’u parë. /IndeksOnline/