20:48 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ivanov pas arrestimeve masive: Institucionet të respektojnë ligjet!

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e 36 personave, mesin e të cilëve edhe deputetë të VMRO-DPMNE-së, lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.

Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij tha se përgjegjësia për dhunën e 27 prill në Kuvend duhet të ketë, por institucionet të respektojnë ligjet dhe duhet të respektohen të drejtat e njeriut.

Ai tha se ai mbështeti dhe mbështet iniciativën “Për një Maqedoni të përbashkët”, e cila, siç tha Ivanov, për më shumë se dy muaj shprehu shqetësim për interesat kombëtare.

Ivanov theksoi se qytetarët nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si një organizatë terroriste dhe shprehën shqetësim për hakmarrjen politike që nxiti frikën dhe destabilizimin politik. /albeu.com/